Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka ka urdhëruar Ministrinë e Mbrojtjes dhe forcat ushtarake që të ndërmarrin “masa më të rrepta” për të mbrojtur kufijtë e vendit, përballë, asaj që ai e quajti plan të mbështetur nga jashtë për një “revolucion” në vendin e ish-Bashkimit Sovjetik.
Paraqitja e Lukashenkas sot, në një terren ushtarak në afërsi të Hrodno, është indikacioni i fundit se presidenti bjellorus dëshiron të mbajë pushtetin, pavarësisht protestave masive, ku po bëhet thirrje që ai të largohet nga pushteti, dy javë pasi shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale.
“Gjithçka është e qartë”, citohet të ketë thënë Lukashenka për median shtetërore Belta.
“Siç e kemi pritur, gjithçka po shkon sipas planit për një revolucion me ngjyra që dëshiron të nxisë situatë në politikën tonë të brendshme”.
Protesta masive po zhvillohen në mbarë Bjellorusinë pas rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve të 9 gushtit, ku kritikët thonë se ka pasur manipulime.
Mijëra njerëz janë arrestuar dhe ka raportime për torturim të protestuesve. Kandidatja në zgjedhjet presidenciale, nga opozita, Svyatlana Tsikhanouskaya dhe qindra mijëra protestues janë zotuar se nuk do të pranojnë që Lukashenka të vazhdojë të qëndrojë në pushtet.
Lukashenka udhëheqë me Bjellorusinë qe 26 vjet. Ai ka akuzuar shtetet e huaja se janë përzier në punët e brendshme të vendit të tij.
Agjencia Belta ka raportuar se ministri i Mbrojtjes, Viktar Khernin dhe Komanda Operacionale Perëndimore janë duke “adoptuar masa më të rrepta për të mbrojtur integritetin territorial të vendit tonë”.
“Ne e shohim që trupat e NATO-s po afrohen në kufijtë tanë me Poloninë dhe Lituaninë”, citohet të ketë thënë Lukashenka, por nuk dha dëshmi për këto pretendime.
Bashkimi Evropian ka deklaruar se nuk njeh rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve të 9 gushtit, për shkak të parregullsive. Në këto zgjedhje, Lukashenka u tha se fitoi mbi 80 për qind të votave. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb
Dhunime në sheshin Tahrir (Video)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë