Lukaku në objektivin e Romës

Ylli belg i Everonit, Romelu Lukaku është objektiv i skuadrës italiane Roma që synon të bëjë ofertë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Lukaku ka treguar paraqitje të mira këtë edicion ndërsa Everton e vlerëson lartë atë.
Sipas medieve italiane dhe atyre angleze, ‘Giallorosët’, po mendojnë të dalin me ofertë zyrtare prej 30 milionë euro.
Ky interesim i Romës për belgun ka ardhur pasi boshnjaku Edin Dzeko ka dështuar t’i tregoj aftësitë që ka në Serie A. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
05/12/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































