Nata e sotme (e martë) e spektaklit të Big Brother VIP Albania ka nisur me diskutimin për një nominim të mundshëm që do t’i vinte përball Olta Gixharin dhe Kiara Titon në rast se ato zgjidhen më të pak të preferuara se dyshja tjetër Kristi Aliaj dhe Qetsor Ferunaj.

Disa prej banorëve, përfshirë Oltën thanë se Kiara po e pengon lojën e Luizit, ky i fundit tha tjetër gjë.


Këngëtari  tha se i del gjithë kohën në mbrojtje Kiarës dhe do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë, pasi banorët e sulmojnë atë, ndërkohë që e kanë personale me Luizin.

336053889 208408061866716 8971040001415284676 n Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

“Arsyeja pse unë e kam mbrojtur Kiarën është shumë e thjeshtë është sepse çdo sulm që ajo ka patur, ka qenë për mua. Çdo sulm që i kanë bërë, ia kanë bërë për mua, jo se kanë patur ndonjë gjë me Kiarën. Dhe patjetër që unë do e mbroj, sepse sulmi është për mua”, ka thënë mes tjerat këngëtari shkodran.

335950500 886558089235162 2149476255634365580 n Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Në anën tjetër, Kira tha se ky është mendimi i banorëve, por që loja e saj do të ishte e njëjtë edhe nëse do të ishte pa Luizin.

Mbetet të shihet gjatë spektaklit se cila prej dyshes do të përballen në nominim me njëri-tjetrin që do të bënte që njëri prej tyre të eliminohej nga shtëpia e famshme të shtunën e ardhshme. /Telegrafi/