Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari kanë qenë të pranishëm sonte (e mërkurë) në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”.

Ata janë pritur ngrohtë nga fansat e tyre, të cilët i kanë ndjekur thuajse në çdo lëvizje e kanë shkëmbyer fotografi me ta.


Të njëjtit kanë shkëlqyer me paraqitjen e tyre elegante, Olta me një kostum të zi, ndërsa Luizi me një kostum ngjyrë të gjelbër të errët.

380013811 684906447036918 5706562019134919809 n Foto: Telegrafi

Artistët e famshëm kanë dhënë edhe një konferencë para mediave duke treguar detaje rreth filmit.

Të pranishëm në Prishtinë kanë qenë: Sara Hoxha, Zamira Kita, Ylber Bardhi, Luan Jaha etj.

385529432 1000009204636663 5362025773215933320 n e1697658819853 Foto: Telegrafi

Filmi ka arritur tashmë të bëhet viral dhe të pëlqehet mjaft shumë nga publiku shqiptar.

Përveç kësaj, ky film do të ketë premierën edhe në kinematë në Prizren e në Gjakovë. /Telegrafi/