Sipas burimeve të shumta, Luis Suarez është gati të paguajë pjesën e mbetur të kontratës së tij me Gremio për t'u bashkuar me Lionel Messin dhe ish-bashkëlojtarët e tjerë në Inter Miami.

Skuadra MLS ka punuar për ribashkimin e dyshes për një kohë tani, por u përball me një pengesë të papritur - Gremio nuk donte ta linte uruguaianin të largohej.


Skuadra braziliane thuhet se i vendosi El Pistolero një ultimatum - ai ose e paguan kontratën e tij ose qëndron derisa të përfundojë.

Për fat të keq, marrëveshja e sulmuesit zgjat deri në dhjetor 2024 dhe ai duhet të paguajë atë nëse dëshiron të shkojë te Inter Miami.

Suarez nuk mund të presë kaq gjatë - ai tashmë është 36 vjeç dhe nuk po bëhet më i ri.

Pikërisht për këtë ai është i gatshëm të paguajë nga xhepi i tij për t'iu bashkuar mini-Barcelonën e formuar nga David Beckham në Florida. /Telegrafi/

telegrafi sport app