LAJMI I FUNDIT:

Luftimi i ekonomisë joformale, 65 për qind e qytetarëve thonë se është përgjegjësi e tyre

Luftimi i ekonomisë joformale, 65 për qind e qytetarëve thonë se është përgjegjësi e tyre

Ekonomia joformale ende vazhdon të mbetet një nga problemet me të cilën përballet Kosova.

72 për qind e të anketuarve në hulumtimin e fundit të realizuar nga Pyper mendojnë se institucionet nuk po bëjnë mjaftueshëm për ta luftuar këtë ekonomi.

Për më shumë, përveç që është përgjegjësi e institucioneve ta luftojnë ekonominë joformale, 65 për qind konsiderojnë se kjo përgjegjësi u takon po ashtu edhe qytetarëve.


Të pyetur “Kur blini ndonjë produkt ose shërbim dhe nuk u jepet kuponi fiskal, a e kërkoni atë?”, 62 për qind kanë pohuar se e kërkojnë kuponin fiskal.

Sa i përket mbështetjes/opinioneve të qytetarëve rreth ekonomisë joformale, pothuajse gjysma e të anketuarve janë shprehur se nuk e mbështesin aspak ekonominë joformale. E për dallim prej këtyre, 37 për qind e mbështesin atë deri diku apo 14 për qind plotësisht.

Të pyetur se çka ndikon që të anketuarit të mos e raportojnë ndonjë biznes që operon në kuadër të ekonomisë joformale, përgjigjet më të shpeshta kanë qenë se nuk e konsiderojnë si përgjegjësi personale të merren me këtë çështje, nuk ju pengon mënyra e operimit të biznesit dhe frikësohen të raportojnë biznese të këtij lloji.

Sidoqoftë vlen të ceket se, përkundër të gjithë kësaj, rreth gjysma e të anketuarve vlerësojnë se çështja e ekonomisë joformale mund të zgjidhet pjesërisht gjatë 4 viteve të ardhshme.

Hulumtimi në fjalë u realizua me 1,171 pjesëmarrës anembanë Kosovës përmes një mostre jo të rastësishme.

Bëhu edhe ti pjesë e Pyper – shkarkoni aplikacionin (iOS)
Bëhu edhe ti pjesë e Pyper – shkarkoni aplikacionin (Android)

Në trend Ekonomi

Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Ekonomi
Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Botë
Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Ekonomi
Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Ekonomi
Bankat në Kosovë me fitime rekorde gjatë 2024-së, të dhëna përgjatë disa viteve

Bankat në Kosovë me fitime rekorde gjatë 2024-së, të dhëna përgjatë disa viteve

Ekonomi
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Kalo në kategori