Gazetari britanik, John Sweeney në një rrëfim tejet emocional ka kujtuar raportimet e tij nga lufta e fundit në Kosovë. Ai thotë se i dëgjon zërat e vuajtjeve të nënave shqiptare kur humbën bijtë e tyre në masakrën e Krushës së Vogël.
Në vitin 1999, më datat 25 dhe 26 mars forcat serbe vranë 113 civilë shqiptarë, kryesisht meshkuj.
Dëshmitar i këtyre krimeve mizore ishte gazetari hulumtues britanik, John Sweeney, i cili me raportimet e tij po i tregonte botës për tmerrin që po e përjetonin shqiptarët.
Ani pse kanë kaluar pothuajse 25 vjet nga ajo periudhë, kujtimet i ka akoma të freskëta gazetari britanik.
“Masakrën që e hulumtova plotësisht ishte ajo në Krushë të Vogël. Ishte një fshat paqësor ku gjysma e banorëve ishin shqiptarë e gjysma tjetër serbë. Pas fillimit të bombardimeve të NATO-s burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat ishin ndarë. Serbët dërguan burrat dhe djemtë te një hambar dhe i ekzekutuan me mitraloz. Ne ishim aty para kthimit të kosovarëve, sepse nuk dihej nëse ishte sigurt, dhe kështu mundëm të xhirojmë skena të tmerrshme, me njerëzit, nënat e bijat që ktheheshin, dhe shihnin që burrat e fëmijët e tyre ishin vrarë. Ishte një djalë i hendikepuar, në karrocë, dhe nëna e tij i zbuloi eshtrat nga mbetjet e karrocës duke e kuptuar që ishte vrarë. Ajo bërtiti e qau, e zërin e saj akoma mund ta dëgjoj”, ka thënë gazetari britanik Sweeney, për tëvë1.
Tutje, Sweeney tregon se si i zbuloi emrat e disa paramilitarëve serb që kryen krime ndaj popullatës civile shqiptare.
Ai për këtë çështje u ftua të dëshmoj edhe në Tribunalin e Hagës për krimet e luftës.
“Unë shkova në shtëpitë e serbëve, hyra në to, dhe gjersa po kërkoja, gjeta incizime dhe fotografi të njerëzve, ashtu që të mund t’i identifikonim. Gjithashtu në një ditar shkolle zbulova, emrat e disa paramilitarëve lokal, pra serbë lokalë, të cilët ishin vendosur në një lloj shërbimi ushtarak. Dhe ishin paguar për këtë. Hetuesit nga Tribunali i Krimeve të Luftës, gjetën listën e pagave nga Beogradi. Kjo ndërlidhte njerëzit në zonë, të cilët ishin pjesë e masakrës, me gjeneralët në Beograd, të cilët kishin paguar për këtë. Kjo ishte lidhja, dhe unë isha ftuar të dëshmoja në Hagë, dy herë, dhe isha. Dhe jam i lumtur të shoh që pesë gjeneralë policor serbë, ishin dënuar për krime kundër njerëzimit”, tregon ai.
Gazetari britanik, e sheh si shqetësuese faktin që Serbia edhe sot e kësaj dite refuzon të ballafaqohet me të kaluarën.
“Problemi në këtë rajon është që deri sot, Beogradi nuk ka adresuar këto krime, dhe askush nuk është dënuar për këtë. Edhe sot, politika e rajonit, është e helmuar nga nacionalizmi serb. Sot, mendoj që njeriu i Milosheviqit është president i Serbisë. Kjo nuk është e mirë”, thotë ai.
John Sweeney është nderuar me çmimin “Emmy” për raportimin e tij mbi masakrën e Krushës së Vogël.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri