LAJMI I FUNDIT:

“Lufta” e miliarderëve, Elon Musk thumbon Jeff Bezos – gjithçka filloi për shkak të një fjalie

“Lufta” e miliarderëve, Elon Musk thumbon Jeff Bezos – gjithçka filloi për shkak të një fjalie

Miliarderi Elon Musk dhe Jeff Bezos kanë “luftuar” në Twitter, pasi që Musk ka vlerësuar se kompaninë e njeriut më të pasur në botë, Amazon duhet “thyer”.

Reagimi i Muskut pasoi pasi që shkrimtari Alex Berenson njoftoi se nuk i është mundësuar që në platformën më të madhe në botë të shitjes online, të jetë e qasshëm për blerje libri i tij më i ri për coronavirusin, transmeton Telegrafi.

“Është çmenduri. Është koha që të thyhet Amazon. Monopolet janë të gabuara”, ka shkruar Musk në Twitter duke e etiketuar pronarin e Amazon. Jeff Bezos.


Megjithatë Amazon ka komentuar postimin e Musk, duke njoftuar se libri i Berensonit ishte bllokuar gabimisht dhe se tani është i qasshëm për blerje përmes Kindle.

“Vendimi nëse duhet ta vendosim në shitje apo jo librin nuk i takon Musk”, kanë shtuar nga Amazon.

E gjykuar nga mesazhi që Amazon i kishte dërguar Berensonin, kompania e kishte njoftuar se libri i tij nuk përkon me standardet e shitjes.

Musk dhe Bezos konsiderohen si disa nga njerëzit më të pasur në SHBA, por edhe në botë. Sipas Forbes, Bezos, aktualisht është njeriu më i pasur në botë me një pasuri që kap vlerën e rreth 113 miliardë dollarë.

Gjithashtu Musk është anëtar i klubit të miliarderëve, ku pasuria e tij vlerësohet të jetë rreth 37 miliardë dollarë.

Por, kjo nuk është hera e parë që dyshja grinden sa i përket të arriturave të tyre.

Themeluesi i Tesla kishte deklaruar se Bezos si pronar i Amazon është shumë pas tij, në tentimin për të ndërtuar rrjetin e satelitëve të internetit, duke pretenduar se kompania e tij Star Link është themeluar 8 vite para asaj të Bezos – Blue Origin. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Ekonomi
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Ekonomi
Kalo në kategori