LAJMI I FUNDIT:

Luciano Spalletti zbulon dy fajtorët për eliminimin dhe lojën e tmerrshme të Italisë

Luciano Spalletti zbulon dy fajtorët për eliminimin dhe lojën e tmerrshme të Italisë

Luciano Spalletti përsëri këmbënguli se problemi më i madh për Italinë ishte mungesa e ‘ritmit dhe mprehtësisë’, por ai do tu përgjigjet shumë pyetjeve të mëdha pas një humbjeje të tmerrshme 2-0 ndaj Zvicrës.

Trajneri foli për guxim dhe vendosmëri, që nuk u panë në Olympiastadion në Berlin, ku Italia kishte fituar finalen e Kupës së Botës 2006.

Zvicra dominoi lojën dhe siguroi një fitore 2-0 me golat e Remo Freuler dhe Ruben Vargas.


“Është e vërtetë që goli në fillimin e pjesës së dytë na e humbi besimin. .Ajo që bëri diferencën ishte ritmi, ne ishim shumë të ngadaltë në krahasim me ta në pjesën e parë. Edhe në aspektin individual, ka pasur një ritëm të ndryshëm të lëvizjeve dhe të dueleve”.

“Fatkeqësisht, mprehtësia dhe ritmi bëjnë diferencën. Herën e fundit mendova se ndoshta nëse do t’u jepja atyre kohë për t’u rikuperuar dhe për të ndryshuar disa lojtarë, ata do të ishin më të mprehtë. Në këtë moment, për shumë arsye, ne nuk jemi në gjendje të bëjmë më shumë se tani”, deklaroi Spalleti.

“Ciao” Italia, Zvicra eliminon kampionin në fuqi të Evropës
Lexo po ashtu “Ciao” Italia, Zvicra eliminon kampionin në fuqi të Evropës

Italia zhgënjeu gjatë gjithë turneut EURO 2024 në Gjermani, duke e mposhtu vetëm Shqipërinë 2-1, edhe pse ishte duke humbur 1-0.

Nëse nuk do të ishte ai gol i Mattia Zaccagni, ata nuk do të dilnin as nga faza e grupeve dhe Zvicra zbuloi të gjitha defektet. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori