Analisti Fatos Lubonja ka komentuar situatën politike në vend si dhe ka bërë një analizë mbi pritshmëritë për vitin 2018, që pritet të trokasë pak pas ditësh. Në një lidhje me ‘skype’ për rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Lubonja theksoi se nuk ka pritshmëri të lartë për vitin që vjen.
“Të mbjellat që do të korren në 2018 nuk më duken se janë të mbjella të mbara. Janë mbjell shumë probleme gjatë këtij viti. Unë kështu e shoh. Do thoni ju po për çfarë e ke fjalën?! E para duhet përmendur ekonomia, që s’ka gjetur ende zgjidhje, për të grabitur resurset. Njerëzit e pasur në Shqipëri janë ata që grabisin paratë publike. Në mungesë edhe të kanabisit, pasi kemi pasur edhe atë si ‘burim’ pasi është burim i së keqes, nuk e dimë se ça do të ndodhin nga ana ekonomike. Reforma në drejtësi, që u mboll gjatë kësaj kohe, me vaditjen dhe prashitjen e ambasadorëve, s’do të sjell gjë të mbarë. Kapja e drejtësisë do japin tensione. Sa i përket opozitës dhe protestave të saj nuk jam shumë entuziast. Populli është i zhgënjyer me këtë opozitë. Opozita mirë bën që proteston, por duhet të gjejë rrugët e veta për t’u bërë më bindëse. Nuk duhet të tregojë se do të marrë vetëm kalin e sistemit dhe të rrëzojë Ramën”, tha Lubonja. Teksa u pyet mbi rolin që do të ketë kryeprokurorja e re e përkohshme, Arta Marku, Lubonja tha se kjo çështje mbetet për t’u parë se deri ku do të shkojë përdorimi i kryeprokurores.
“Ndryshime do ketë, por se dimë se në ça niveli do jenë këto ndryshime. Ndryshimet e para po duken, por varet se deri ku do shkojë përdorimi i kryeporkurores. Opozita ka shumë gjëra që i kërkon dhe do të protestojë lidhur me këto. Nga ana tjetër duhet se kjo opozitë nuk është pa mëkate”, tha ai.
Lubonja tha se Prokuroria nuk i ka prekur peshqit e mëdhenj edhe kur ka qenë kjo opozitë.
Lidhur me ekonominë pas zhdukjes së fenomenit të kultivimit të kanabisit dhe investimet, Lubonja tha: “Kur ju thoni investime nga qeveria nënkuptoni që qeveria hedh para. Qeveria nuk ka ku i gjen paratë o nga borxhet ose nga taksat duke rritur taksat ose nga privati me PPP. Mund të vijojë ajo teoria që thuhet që paratë e drogës mund të futen në ekonomi për të ricikluar dhe kjo mund ta mbajë iluzionin e një rritjeje”.
Analisti Lubonja vlerësoi opozitën për denoncimet por tha se ajo e ka të vështirë të fitojë besimin e qytetarëve.
“Opozita ka bërë mirë deri diku punën e denoncimit. Denoncimin e këtyre skandaleve që kanë dalë. Është një ndihmë që i jep shoqërisë se në fund fare kush ka fuqi t’i denonconte këta banditë, nëse nuk i denoncon opozita. Ka bërë një punë deri diku të mirë, por sigurisht asaj nuk i hiqet hija e një opozite që i bën këto denoncime siç i bënte Berisha para vitit 2005, dhe pastaj në momentin që ka marrë pushtetin ka pasur të njëjtin sistem. Nuk i ikën opozita kësaj hije. Si mund ta fitojë besimin nuk e shoh të lehtë. Do shikojmë protestat e saj që të arrijnë të ndezin zjarrin e madh të revoltës popullore iu duhet punë. Nganjëherë disa thonë bile që të dalë nga parlamenti. Momenti i çadrës, hyrja në zgjedhje tregoi se ata nuk kishin këllqe për atë punë, pikërisht sepse s’kanë atë besimin. Në fund fare e dinë ata se sa besojnë tek ato që thonë , apo sa ua do puna. Në këtë situatë është më mirë të qëndrojë në parlament se sa të largohet. Ajo që të zhgënjen më shumë është se nuk shohim lëvizjet e tjera, opozitat alternative siç mund t’i quaj si Ben Blushin, Bojaxhiun që po bëjnë atë gjumin letargjik që tregojnë që populli nuk po gjen rrugën ku të mbështetet”, tha Lubonja. /BW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Raporti i KE-së: 10 për qind e qytetarëve të Tiranës ndihen të vetmuar, nën mesataren evropiane
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren – kërkohet paraburgim për të arrestuarin
Risteski: Rritja e pagës për 1.800 denarë është pak, do të kërkojmë rritje më të madhe
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite