Luani, për të cilin kishin shkruar edhe mediat britanike, me sy të nxirë, tashmë është kuruar dhe gëzon shëndet të plotë.

Ai vetëm 5 ditë më parë mbushi një vit që kur u transferua në Holandë në një qendër të specializuar rehabilitimi, të quajtur Felida.


l1 2

Ndërkohë Organizata ndërkombëtare “Katër Putrat”, ka shpërndarë edhe disa pamje të Luanit Lenci i cili duket se është shumë i lumtur me jetën e tij të re.

Punonjësit e qendrës së përkujdesjes në Holandë thonë se, një vit nga mbërritja, Lenci është sot më miqësor, gazmor dhe aktiv.

l3 1

Rreth një vit më parë rasti i kafshëve të keqtrajtuara në Safari Park Zoo, ose siç u cilësua ndryshe ‘Kopshti zoologjik i Ferrit’ në Fier, u publikua nga media britanike “Daily Mail”.

VIER PFOTEN 2019 05 09 020   1

Menjëherë pas publikimit, një sërë reagimesh publike përfshinë mediat shqiptare, ndërkohë që institucionet u angazhuan për të sjellë kafshët në Tiranë, dhe u bë e mundur mbyllja e Safari Park Zoo dhe transferimi i tyre.

VIER PFOTEN 2019 06 16 030   1

Ekipi i “Katër Putrave” udhëtoi për në Shqipëri për të dërguar në një shtëpi tre luanët, Lencin, Bobin dhe Zhakun. Vetëm dy muaj pasi kishte mbërritur në Holandë, Zhakut iu dha lamtumira e fundit. Kjo pasi mushkëria e tij ishte dëmtuar shumë keq. /Lapsi.al/

VIER PFOTEN 2019 06 16 104   1