Luana Vjollca publikon fotografi të realizuar para pesë viteve

Luana Vjollca është njëra nga figurat publike më të përfolura për shkak të suksesit të saj në sfera të ndryshme.
Përpos paraqitjes së saj televizive, 28-vjeçarja është pjesë edhe e tregut muzikor, ku në mënyrë të vazhdueshme publikon këngë e bashkëpunime.
Në rrjetet sociale ajo është mjaft aktive, duke publikuar imazhe nga përditshmëria, duke mos munguar as edhe ato atraktive e provokuese.
Së fundmi përmes një postimi në të njëjtin rrjet social, Luana ka ndarë një fotografi të realizuar para pesë viteve.
Duket se kjo fotografi është më e pëlqyera e saj, pasi edhe e publikon shpesh e nganjëherë e vendos në foton kryesore të profilit.
Projekti i fundit i saj mbetet "Pa Panik", vizualiteti i të cilit është xhiruar gjatë një seti fotografik të saj. /Telegrafi/




























































