Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare vazhdon të jetë ndër personazhet më të komentuara në mediat rozë.

Bukuroshja bionde pas angazhimeve të shumta së fundmi ka nisur pushimet verore dhe si destinacion ishullin Mykonos në Greqi.


Krahas disa postimeve nëpërmjet të cilave ka zbuluar vendi përrallor ku po qëndron, Luana gjithashtu mori vëmendje me një imazh ku shihet përkrah kuzhinierit të famshëm, Nusret Gokçe.

Screenshot 2 108 Foto: Luana Vjollca/Instagram

Me një dukje elegante e veshur e tëra në të zeza, prezantuesja shqiptare dukej plotë shkëlqim teksa pozoi me Nusretin.

I njëjti ndërkohë ka publikuar edhe një fotograf të bukuroshes shqiptare në llogarinë e tij në Instagram ku ndiqet nga më shumë se 47 milionë ndjekës.

Screenshot 3 84 Foto: Luana Vjollca/Instagram

Ndryshe, kujtojmë që pas tërheqjes nga ekrani, moderatorja është përkushtuar ndaj pasionit të saj për muzikën.

Luana kohëve të fundit lansoi projektin “Pele pele” me artistin e njohur ndërkombëtar, Rayvanny. /Telegrafi/

Screenshot 1 130 e1661329224543 Foto: Nusret/Instagram