Luana Vjollca ka qenë mjaft e angazhuar në muajt e fundit, sidomos duke bërë rolin e moderatores në emisionin e saj televiziv.

Prezantuesja që e ka provuar veten edhe si këngëtare numëron mbi dy milionë ndjekës në Instagram, ku publikon imazhe nga jeta dhe karriera e saj.


Kësaj radhe, biondja e famshme ka sjellë fotografi nga një dalje e saj për t’u relaksuar pas angazhimit të madh.

Luana 1 (Foto: Instagram/luanavjollca)

“Pas pesë muajsh intensive pune, kjo ishte dalja e parë për qejf!”, ka shkruar bukuroshja në përshkrim.

Në pozat e publikuara, ajo ka të veshur një fustan të shkurtër që vë në pah figurën trupore të Luanës. /Telegrafi/

Luana 2 (Foto: Instagram/luanavjollca)