Site icon Telegrafi

LSDM: Rriten pagat dhe pensionet, kemi rritje më të madhe deri më tani

LSDM kujdeset për standardin e qytetarëve. Dhe në kohë krize globale, pagat dhe pensionet po rriten.

Me masat dhe politikat e përgjegjshme të LSDM-së, pagat dhe pensionet kanë rritjen më të madhe deri më tani.

Nga ky muaj, paga minimale rritet në 20.175 denarë, gjegjësisht mbi 2.000 denarë më shumë se paga minimale e mëparshme, e cila ishte 18.000 denarë.

Nga viti 2017, paga minimale është rritur nga 8.800 denarë në 20.175 denarë. Kjo është një rritje prej 11.375 denarë.

Sipas metodologjisë së re, pensionet nga muaji mars po rriten me 8.4 për qind, që është rritja më e lartë në histori.

Pensioni mesatar rritet për rreth 1500 denarë në 19150 denarë.

Në të njëjtën kohë, paga mesatare është vazhdimisht në rritje dhe tani arrin në 34.364 denarë.

LSDM si parti përgjegjëse vazhdon të zbatojë masa dhe politika që përmirësojnë standardin e qytetarëve, kujdesi për të gjithë vazhdon, thuhet në kumtesën e LSDM-së. /Telegrafi/

Exit mobile version