LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Opinioni e din shumë mirë se kush është Pançevski

LSDM: Opinioni e din shumë mirë se kush është Pançevski

Partia maqedonase në pushtet reagon ndaj deklaratës së kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, ku propozon Vlladimir Pançevskin në krye të PSP-së.

Sipas LSDM-së, propozimi i Micoskit që Vlladimir Pançevski të jetë njeriu i parë i Prokurorisë Publike është propozim për kthim në gjyqësinë ‘Svarovski’ që punonte me urdhra nga objekti i bardhët, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Mickoski mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e krimit dhe në veprimet kundër drejtësisë, kundër interesave të shtetit dhe qytetarëve”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.


Mickoski propozoi gjyqtarin e suspenduar Vlladimir Pançevski në krye të PSP-së
Lexo po ashtu Mickoski propozoi gjyqtarin e suspenduar Vlladimir Pançevski në krye të PSP-së

Nga LSDM theksojnë se ka përfunduar koha kur politikanët zgjidhnin prokurorë publik ndërsa Pançevski është personifikim i gjyqësisë ‘Svarovski’ ku OBRM-PDUKM shkatërroi shtetin e së drejtës dhe shkelte liritë dhe të drejtat e njeriut.

Sipas LSDM-së, Mickoski propozon njeriun që akuzohet për keqpërdorim të sistemit AKMIS dhe që ka dhënë urdhra se cila lëndë tek cili gjyqtar të shkojë.

“Opinioni shumë mirë e din se kush është Vlladimir Pançevski, njeriu që në qendër të Shkupit ndërtoi ndërtime pa leje dhe më pastaj vet i rrënonte, njeri që është dënuar për mobing ndaj gjyqtarëve”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Lajme
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Lajme
Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Kronika e Zezë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
Kalo në kategori