LAJMI I FUNDIT:

LR-PDSH: BDI të heq dorë nga të gjitha veprimet kundër-arsimore

LR-PDSH: BDI të heq dorë nga të gjitha veprimet kundër-arsimore

Deparatmenti për Arsim dhe Shkencë i LR-PDSH-së në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni ka reaguar për gjendjen e arsimit të mesëm, gjegjësisht për transportin e nxënësve në Tetovë.

‘Bojkoti i mësimit nga nxënës të shkollave të mesme, për shkak të problemeve me transportin e tyre deri në shkollë dhe anasjelltas, respektivisht pagesën që ata duhet të bëjnë nga xhepi i tyre, këtë kaos është duke e bartur edhe në rrugë, duke kërkuar që dikush të jep llogari për këtë problem.Pranimi i kuadrove të reja apo atyre plotësuese nëpër institucionet shkollore, që bëhen nën kontrollin rigoroz të “pashallarve” partiak të BDI-së, në të gjitha nivelet e arsimit, po ashtu rezulton me përfundime kaotike, me pasoja afatgjate për popullin shqiptar në Maqedoni.

Rastet e tilla janë të theksuara nëpër shkollat e mesme të Tetovës, por gjendja e përafërt, pritet të përfshijë edhe qytetet tjera.


LR-PDSH kërkon që BDI të heq dorë nga të gjithë veprimet antiarsimore dhe njëkohësisht kërkon që i gjithë kuadri udhëheqës nëpër institucionet arsimore me mësim në gjuhën shqipe që është i treguar i paaftë për të menaxhuar, të hiqet nga kjo detyrë si dhe të gjithë ata punonjës arsimor që në një formë apo në një tjetër, janë të përfshirë në afera korruptive dhe keqpërdorime arsimore, sa më parë të largohen nga këto institucione’, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/

Protestë në Tetovë, nxënësit përsëri bojkotojnë mësimin (Foto)
Lexo po ashtu Protestë në Tetovë, nxënësit përsëri bojkotojnë mësimin (Foto)