LAJMI I FUNDIT:

LPM kërkon t’u merren paratë edhe administratorëve të BDI-së

LPM kërkon t’u merren paratë edhe administratorëve të BDI-së

Lëvizja Popullore për Maqedoninë (LPM) ka përshëndetur vendosmërinë e qeverisë që t’i kthejë paratë nga 166 administratorët të cilët kanë marrë rroga përderisa kanë qëndruar në shtëpi, duke e dëmtuar buxhetin e shtetit për 800 mijë euro.

Megjithatë, LPM dënon qasjen selektive të qeverisë, pasi sipas tyre, ka këruar përgjegjësi vetëm për 166 maqedonas të punësuar nga ana e OBRM-PDUKM-së dhe ka anashkaluar 1611 shqiptarët të punësuar nga BDI-ja në Sekretariatin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, të cilët gjithashtu sipas LPM, kanë marrë rroga duke qëndruar në shtëpi, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Do të thotë se situatën e njëjtë faktike dhe ligjore, qeveria e Zoran Zaevit sillet fuqishëm me maqedonasit, ndërsa tregon heshtje totale për shqiptarët. LPM inkurajon Zaevin të mos frikësohet nga Ali Ahmeti dhe të kërkojë përgjegjësi edhe për të punësuarit në qeveri nga BDI-ja. Në të kundërtën maqedonasit trajtohen si qytetarë të dorës së dytë në shtet, gjegjësisht ligjet vlejnë për të gjithë, përveç për shqiptarët, të cilët mbeten të përkdhelur nga çdo pushtet në vend”, thuhet në reagimin e LPM-së./Telegrafi/


Qeveria do të kërkojë të kthehen paratë nga administratorët të cilët kanë marrë rroga pa punë
Lexo po ashtu Qeveria do të kërkojë të kthehen paratë nga administratorët të cilët kanë marrë rroga pa punë

Në trend Lajme

Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Kalo në kategori