Dejan Lovren ka folur për raportin e tij që ka me trajnerin Jurgen Klopp.

Kroati ka thënë se gjermani nuk është vetëm trajner, por edhe njeri i madh.


“Ka shumë gjëra që kam mësuar nga ai, por Klopp nuk është vetëm trajner, por edhe njëri i madh. Ai është një perfeksionist dhe kështu të gjithë duan të bëhen si ai".

"Ai më dha disa ditë të lira, derisa vajza ime ishte e sëmurë në spital, kurrë nuk do ta harroj këtë”, ka thënë Lovren.

Që nga ardhja e Klopp mbrojtësi kroat është një nga ata lojtarët që është përmirësuar shumë nga Reds. /Telegrafi/

telegrafi sport app