Loupetegui zbulon listën e Spanjës për ndeshjet ndaj Gjermanisë dhe Argjentinës, lë në shtëpi shumë yje

Trajneri i Kombëtares së Spanjës, Julen Lopetegui ka zbuluar listën e futbollistëve të ftuar për dy miqësoret e luksit gjatë marësit ndaj Gjermanisë dhe Argjentinës.
Fundi i muajit mars do të jetë i madh për botën e futbollit pasi Spanja do të luaj dy miqësore të mëdha, me Gjermaninë (23 mars) dhe me Argjentinën (27 mars).
Por, trajneri Lopetegui ka vendosur t'i bëj disa befasi me ftesat e futbollistë, ku shumë yje kanë mbetur jashtë skuadrës.
Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata, Vitolo, Pedro, Cesc Fabregas dhe Juan Mata nuk janë ftuar fare, ndërsa jashtë listës mbeti edhe Sergio Busqets i lënduar.
Jashtë listës janë lënë edhe Marc Bartra, Alberto Moreno, Asier Illarramendi, Luis Alberto, Suso dhe Jose Callejon, të cilët ishin të ftuar për sfidat e nëntorit 2017.
Portierët: Kepa, De Gea, ReinaMbrojtësit: Alba, Marcos Alonso, Nacho, Carvajal, Azpilicueta, Ramos, Pique, OdriozolaMesfushorët: Isco, Thiago, Silva, Iniesta, Saul, Dani Parejo, Rodri, KokeSulmuesit: Rodrigo, Asensio, Aspas, Diego Costa, Lucas Vazquez /Telegrafi/















































