Portieri i Newcastle, Loris Karius dhe Diletta Leotta, janë në pritje të një fëmije së bashku.
Prezantuesja italiane, 31-vjeçare, njoftoi për lajmin me anë të një postimi në Instagram.
Ata njoftuan se së shpejti ‘do të bëhen tre’.
Në videon e tyre duke u përqafuar dhe puthur thuhej: “Duhet t’ju themi diçka… por a e keni ditur këtë?”.
“Po shpërthejmë nga gëzimi. Së shpejti do të jemi tre”, vazhdon më tej shkrimi.
Diletta aktualisht mbulon Serinë A për DAZN, ndërsa Karius është në Newcastle.
Lajmi për romancën e tyre u raportua fillimisht në tetor të vitit të kaluar.
Tabloidet ndërkombëtare thanë se gazetarja sportive ka nisur një lidhje me Loris, portierin që mbahet mend për gabimet e tij në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2018.
Ai kujtohet veçanërisht nga tifozët e Liverpoolit, pasi thuajse ‘ia fali’ Real Madridit fitoren me gabimet e tij dhe u bë objekt talljeje dhe urrejtjeje te Redsat.
Që nga ajo kohë, karriera e tij shkoi drejt greminës dhe tifozët e futbollit e tallën për vite më pas për ato gabime. /Telegrafi/