Në Gjilan, për herë të parë po organizohet Festivali i Valleve për fëmijë, i cili pritet të mbahet më 26 nëntor të këtij viti dhe që synon të shndërrohet në një ngjarje vjetore në qytet.
Drejtoresha e festivalit, Lorikë Sylejmani, për Telegrafin e përshkruan këtë festival si një realizim të një ëndrre të hershme të saj. Duke folur për përvojën e saj personale me vallet popullore, ajo ndan emocionet e saj të lidhura me këtë organizim.
Sipas Sylejmanit kjo është një ngjarje e cila pritet të sjellë ngjyrat dhe ritmet e traditës shqiptare nga grupet e ndryshme pjesëmarrëse nga e gjithë Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
“Organizimi i një festivali të valleve për fëmijë është personalisht një ëndërr e imja e kamotshme, pasi që edhe si fëmijë e moshës 7-vjeçare kam filluar të jem pjesë e shoqatave të ndryshme të këngëve dhe valleve popullore në Gjilan. Dhe pasi që qytetit tonë i ka munguar një festival i tillë, kam vendosur që ta plotësoj me këtë organizim”, ka thënë drejtoresha e këtij festivali.
Sylejmani shton se Shoqëria Kulturore Artistike “Karadaku” nga Gjilani është organizatore e festivalit dhe për realizimin e tij ka bashkuar energjitë e bordit drejtues dhe bashkëthemeluesve të saj, ndërsa thekson se për mbështetje është kujdesur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan.
“Organizatorët e festivalit jemi ne, Shoqëria Kulturore Artistike ‘Karadaku’ Gjilan. Në këtë shoqatë kemi bashkëthemeluesit, bordin drejtues, ku ne së bashku kemi arritur të realizojmë këtë organizim të veçantë. Ky projekt është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Dhe po ashtu nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në Gjilan, të cilët na kanë mbështetur për ambientin në të cilin do të zhvillohet programi ynë”, tha Sylejmani.
Tutje, drejtoresha ndër të tjera thotë se rreth 200 fëmijë të moshave 4 deri në 14 vjeç do të përfaqësojnë qytetet e tyre në këtë festival.
“Në këtë festival do të marrin pjesë rreth 200 fëmijë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Secili ansambël do të përfaqësojë qytetin e tyre, grupet pjesëmarrëse janë nga: Prishtina, Kishnica (komuna e Graçanicës), Kamenica, Vitia, Drenasi, Deçani, Hani i Elezit, Fushë Kosova dhe Saraji i Shkupit”, thotë ndër të tjera drejtoresha.
Qëllimi i festivalit shkon përtej argëtimit, derisa Sylejmani potencon se me këtë festival synohet që fëmijët të ndërgjegjësohen për rëndësinë e trashëgimisë kulturore, të njohin dhe vlerësojnë traditën e tyre, dhe të mësojnë të respektojnë kulturat e tjera.
“Ne synojmë që përmes këtij festivali, fëmijët të njohin vlerat e tyre të trashëgimisë kulturore, të dinë traditën e tyre që ata po e përfaqësojnë. Fëmijët kanë nevojë të shohin kultura dhe tradita të ndryshme, ku aty fëmijët do kenë mundësinë që edhe në aspektin edukativ t’i duan dhe respektojnë kulturën e gjithsecilit ku aty nuk mund asnjëherë të bëjë pjesë racizmi dhe bullizmi”, thekson ajo.
Sipas Sylejmanit, ky festival planifikohet të shndërrohet në një ngjarje vjetore në Gjilan, ku, vit pas viti, pritet të zgjerohet me ansamble nga vende të ndryshme të botës.
“Po, ky festival pritet të bëhet një ngjarje vjetore në qytetin tonë të Gjilanit. Besoj dhe shpresoj që viteve tjera ky festival do jetë edhe më madhështor ku do sjellim ansamble të ndryshme nga e gjithë bota,” shprehet ajo./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës