Lorik Cana ka probleme fizike, mungon në stërvitje

244:"NANTES, FRANCE - SEPTEMBER 26: Lorik Cana of Nantes in action during the French Ligue 1 match between FC Nantes and Paris Saint-Germain (PSG) at Stade de la Beaujoire on September 26, 2015 in Nantes, France. (Photo by Jean Catuffe/Getty Images) 12:"Getty Images
Është një moment i keq për Lorik Canën, sepse kapiteni i Shqipërisë ka pasur një rendiment të ulët, ashtu si Nantes, në javët e fundit, por përveç kësaj, edhe problemet fizike nuk po e lënë rehat.
Në stërvitjen e djeshme Cana mungoi, për një shqetësim në kofshë që nuk dihet sa serioz është.
I gjithë ky sezon ka qenë me luhatje për Lorik Canën, që ka pasur momente të shkëlqyera forme kur ka qenë mirë fizikisht, por sidomos në fillim të sezonit pati jo pak probleme fizike.
Tani mbrojtësi i Shqipërisë mendon vetëm për Kampionatin Evropian, ndaj ndoshta prania e tij te Nantes në vazhdim mund të jetë e kufizuar, edhe për faktin se “Kanarinat” e kanë mbyllur tashmë sezonin, me një pozicionim në mesin e qetë të tabelës në Ligën 1.

Nga
Telegrafi
13/04/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































