Ajo gjatë kësaj jave është kthyer në një nga emrat më të komentuar në faqet rozë, përfshirë këtu edhe rikthimin e saj në rrjetet sociale.

Fjala është për reperen shqiptare, Loredana Zefi, e cila momentalisht është në përgatitje të albumit të ri “Medusa”.


Ndërkohë që biondja lansoi edhe një këngë nga ky album, ku kishte paraqitur veten gjatë 18 muajve të fundit.

Screenshot 5 27 Loredana Zefi (Foto: Instagram)

Mes shumë gjërash, Lori mbrëmë (e martë) befasoi me një fotografi tjetër të ndarë në Instagram - e cila siç shihet rregulloi raportet edhe me Petra Z.

E njëjta ditën e sotme solli disa imazhe të reja, në të cilat merr vëmendje të madhe me dukjen dhe stilin e veçantë.

"Kam dëgjuar që nesër është e enjte?", ka shkruar ajo - duke mos zbuluar më shumë se për çfarë befasie është fjala.

"Intro" përndryshe për vetëm një ditë ka grumbulluar afro një milion shikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/