Loredana sjell prapaskenat nga xhirimet e klipit të një ‘freestyle’

Loredana është ndër rep-artistet shqiptare që ka arritur të debutojë edhe në tregun gjerman.
Ajo përherë mundohet të ndajë imazhe të njëpasnjëshme për fansat, të cilët e përkrahin shumë.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Lori ka vendosur që të publikojë prapaskenat e klipit të ri.

E njëjta ishte xhiruar në Paris të Francës, teksa reperja zbuloi se për instrumental është përkujdesur Skeptagram.
Tutje Loredana u pa me një veshje plot stil, derisa dihet se ajo në çdo paraqitje nuk preferon që të ekspozohet.

“Rosenkrieg” ndërkaq është hiti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me partnerin e saj, Mozzik. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































