Joz Marku është rikthyer në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Atij publiku ia dha edhe një mundësi bashkë me G Banin dhe Amber nga një avantazh që kishte Gjesti.


Edhe pse hyri brenda, ai mbajti një qëndrim kundrejt partneres së tij, Loredana Bratit.

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarit duket t’i ketë ngelur hatri nga veprimet që Lori bëri pas daljes si dhe një rast që pati me Gjestin.

I njëjti e akuzoi për tradhti dhe se nuk e ka pritur nga ajo një gjë të tillë.

Pas disa tentimeve për sqarim, Loredana filloi të qante, duke thënë se nuk e bëri me qëllim.

“Nuk do e kisha bërë për lojë, që ta humbisja atë për lojë apo për Gjestin”, u shpreh ajo.

Jozi në anën tjetër tha se e do akoma, por që është shumë i prekur për momentin. /Telegrafi/