Loredana Brati ia shpreh ndjenjat Joz Markut: Jam shumë mirënjohëse që të njoha

Loredana Brati dhe Joz Marku po shijojnë ditët e fundit në Big Brother VIP Albania me njëri-tjetrin.
Derisa qëndruan vonë duke biseduar së bashku, banorja tha se ndihet shumë me fat që e ka njohur në këtë format.
Ata tani kanë lënë pas të gjitha mosmarrëveshjet që kishin dhe po shijojnë çdo moment.

Pjesë nga biseda mes tyre:
Loredana: Pjesa më e bukur e jotja del pikërisht kur je me mua.
Jozi: Po, e ke gjetur.
Loredana: E di… meqë është fundi i marsit desha të të thosha Jozef Marku që jam shumë mirënjohëse që të kam gjetur këtu brenda, që jemi pikërisht në këtë krevat. Nuk e di nga dole, nuk e di çfarë kam bërë të mirë në këtë jetë që më dole këtu brenda. Çdo ditë të shikoj dhe them ‘sa i bukur që është’. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































