Londrimi dhe Klodi “vjedhin” arushin e Albës në BBVK, Stitch-i zhduket sërish

Në një moment të ri të paparë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, banorët Londrimi dhe Klodi kanë vendosur të ndërhyjnë te krevat i Albes, duke marrë arushin e saj të preferuar, Stitch.
Ngjarja ndodhi pas deklaratës së Albës, kohë më parë, se kishte krijuar një lidhje emocionale me arushin, i cili ishte dhuratë dhe që ajo e ruante me kujdes nën krevat.
Sipas shikuesve, banorët u munduan të përfitojnë nga situata sapo dritat në dhomën e gjumit u fikën dhe Alba nuk ishte aty pranë.

Klodi dhe Londrimi morën Stitchin, duke krijuar një situatë qesharake dhe të papritur për të gjithë banorët dhe për shikuesit e spektaklit.
Momenti ka shkaktuar reagime të ndryshme brenda shtëpisë, ndërsa shumë e kanë parë si një lojë miqësore, por edhe provokim për Albën.
Ngjarja pritet të sjellë diskutime të reja në spektaklin e mbrëmjes së sotme, ndërsa publiku mezi pret të shohë reagimin e Albës kur të zbulojë mungesën e arushit të saj të dashur. /Telegrafi/




















































