Site icon Telegrafi

Lojtari që luan te Kosova U21, Dion Berisha, nënshkruan me Bayern Munich II

Dion Berisha do të paraqitet për ekipin e dytë të Bayern MunIche sezonin e ardhshëm.

Futbollisti i Shpresave të Kosovës të enjten është prezantuar me fanellën e gjigantit gjerman.

Ai ka kaluar te Bayern Munich nga ekipi i dytë i skuadrës tjetër gjermane, Augsburg.

Sulmuesi i krahut për Kosovën U-21 ka shënuar një gol në tri ndeshje prej vitit 2021.

20-vjeçari ka luajtur edhe për U17 dhe U16 e Kosovës.

Ai llogaritet si një nga talentet më të mëdha që ka Kosova në grupin e shpresave. /Telegrafi/

Exit mobile version