Shfuqizimi i ligjit për lojërat e fatit pritet që nesër të dërgohet tek presidenti Hashim Thaçi nga krye parlamentari Kadri Veseli, për tu dekretuar. Ndërkaq nga KDI u bë e ditur se muaji maj do t’i gjej të mbyllura të gjitha lojërat e fatit.
Ka kaluar një javë prej kur shfuqizimi i ligjit për lojërat e fatit u miratua në Kuvend. Ndërkaq në ditën e tetë sa parashihet me ligj do të dërgohet për tu dekretuar nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi prej kryetari të Kuvendit të Kosovës, bën të ditur Artan Murati nga KDI.
“Fillimisht ai Ligj do të nënshkruhet nga Kryetari i Kuvendit në një afat prej tetë ditësh, pastaj i njëjti shkon për dekretim te Presidenti. Presidenti ka një afat tjetër prej 15 ditësh që mund ta nënshkruaj Ligjin apo ta kthejë nëse ka ndonjë shkelje kushtetuese ose ligjore. Kujtojmë Presidenti deri tani ka kthyer dy ligje, Ligjin për Shoqëritë Tregtare dhe Ligjin për OJQ”, tha për RTV Dukagjinin, Artan Murati.
E gjithë kjo procedurë do të zgjasë më së largu deri në fund të muajit prill, shtoi Murati, që rrjedhimisht nënkupton se muaji maj i këtij viti do t’i gjej të mbyllura të gjitha lojërat e fatit.
“Nëse nuk ka ndonjë ankesë, Presidenti mund ta nënshkruaj këtë Projektligj. Nga momenti i nënshkrimit dhe shpalljes në gazetën zyrtare, atëherë projektligji hynë në fuqi dhe shndërrohet në ligj dhe ka karakter obligativ. Duke marrë parasysh këto afate kohore, më së largu fundi i prillit e zë Kosovën me ligj që ndalon lojërat e fatit”, tha më tej Artan Murati, përcjell Telegrafi.
Edhe nga zyra e kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, u bë e ditur se të premten e 5 prillit do të dërgohet shkresa e nënshkruar nga ky i fundit tek presidenti Thaçi.
Vendimi i shfuqizimit të lojërave të fatit erdhi pas dy vrasjeve që ndodhën pikërisht në këto të fundit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova