Fati i njerëzve të cilët duan të jenë me famë varet nga të tjerët. Fati i njerëzve të cilët kërkojnë kënaqësi – dallon, sepse varet nga humori i të tjerëve që na rrethojnë. Ndërsa fati i njerëzve të mençur buron nga kapitali/bagazhi i tyre jetësor. Marko Aurelije
Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com
Lojërat e fatit, lotaria, bastoret sportive, bixhozi…, sikur të ishin fitimprurëse, sot nuk do të kishte njerëz të varfër!
Po të jetë kjo rrugë e fitimit, të gjithë njerëzit do të kishin marrë këtë rrugë. Veçmas në vitet e fundit këto lojëra janë bërë një dukuri shumë e rrezikshme.
Bastoret Sportive janë bërë një sëmundje që e ka kapluar të gjithë njerëzimin. Me këto lojëra merren sidomos kategoria e mesme që përfaqësojnë shumicën e popullsisë, të cilët janë bërë të varur nga këto lojëra si nga droga.
Njerëzit luajnë natën, ditën, verë, dimër, luajnë njëzetekatër orë në ditë, shtyhen se kush do të fitojë, pa qenë të vetëdijshëm se fitojnë kompanitë e bastoreve, fitojnë lojtarët që paguhen aq shumë.
Pikërisht falë këtyre lojërave bëhen kurdisje të ndeshjeve dhe për lojtarët paguhen çmime marramendëse.
Sot më shumë çmohet dhe paguhet një lojtar i futbollit se një shpikës/gjeni, më shumë ka të ardhura një lojtar sesa shteti që ka buxhet.
Bastoret janë një e keqe që e ka kapluar tërë botën. Ato i kanë bërë njerëzit të varur dhe po shkatërrojnë familje të tëra.
Statistikat tregojnë se fitojnë bastoret, fitojnë organizatorët e këtyre lojërave, fitojnë lotaritë nacionale, fitojnë të tjerët…
Andaj, ju që po e lexoni këtë shkrim duhet të keni kujdes dhe ta dini që keni obligim ndaj vetes, ndaj familjes dhe të tjerëve. Duhet ta bindni veten se nuk duhet të bëheni barrë e askujt, se jeni i zoti për veten dhe familjen tuaj.
Ju jeni të vlefshëm aq sa e vlerësoni vetveten. Të vlefshëm jeni nëse nuk i jepni llogari askujt, por vetëm vetvetes. Të vlefshëm jeni nëse jeni të pasur, nëse nuk keni borxhe…
Janë të rralla rastet kur dikush fiton në lotari. Statistikat tregojnë se janë një në njëqind ata që fitojnë. Më shumë ka gjasa që ta humbasësh kokën në ndonjë aksident komunikacioni sesa të jesh fitues i një `jackpot-i’.
Edhe ata pak njerëz që janë me fat dhe fitojnë në këto lojëra, nuk dinë t’i shfrytëzojnë paratë. Ato para janë pa vlerë dhe shpenzohen shumë shpejt.
Shumica e personave që luajnë lojërat me fat, bankrotojnë, përfundojnë në humnerë, në varfëri të skajshme, shndërrohen në raste sociale, në përdorues të drogës, alkoolit…, dhe përfundimi i tyre është në burg ose në varr.
E pamundur është që të pasurohesh shpejt dhe pa mund. Pasuria arrihet ngadalë dhe me sakrifica.
Mjafton ta ndjekim shembullin e të pasurve. Ata nuk luajnë lojëra të fatit, andaj, nëse dëshironi të bëheni të pasur, ndiqeni rrugën e tyre.
Do të ishte mirë që të kudo të ndalohen me ligj lojërat e fatit, por shtetet nuk e bëjnë këtë ngase përfitojnë edhe vetë prej tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Truk për pastrimin e xhamit dhe rrjetës së furrës
Në cilën moshë duhet të martoheni, në bazë të shenjës suaj të Zodiakut?

Katër rregulla për një fjalim, bisedë dhe diskutim të përkryer

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe