LAJMI I FUNDIT:

Lloji i virusit “Kraken” në Maqedoni, Cana: Nuk ka hapësirë për shqetësim

Lloji i virusit “Kraken” në Maqedoni, Cana: Nuk ka hapësirë për shqetësim

“Nga 32 mostra pozitive me SARS-CoV-2, është detektuar një rast me XBB.1.5 omikron, i njohur si “kraken”. Pacienti nga i cili është marrë mostra më 11 Janar 2023 është nga Gjevgjelia”, thonë nga ISHP. E në lidhje me këtë lloj të omikronit infektologu Fadil Cana sqaron se ishte çështje kohe kur do të paraqitej edhe tek ne pasi raste të tilla ishin paraqitur edhe tek vendet fqinje.

“Varianti i omikronit e quajtur si “kraken” apo nën varianti XBB 1.5 ishte çështje kohe se kur do të izolohet edhe në vendin tonë pasi qarkullonte dhe kishte raste të konfirmuara edhe tek fqinjët tanë, është një nen variant i omikronit i cili është i ngjashëm si variantet tjera të omikronit i cili që kur u paraqit në fund të vitit 2021 është dominonte dhe ka transmetueshmëri më të larta se variantet tjera, por e gjithë ajo që dihet është ajo që ky variant nuk ka ndonjë pasqyrë klinike më të rendë se pararendësit e tij”, tha Fadil Cana.

Cana shton se edhe pse është paraqitur rasti i parë i konfirmuar në vend përsëri nuk ka vend për shqetësim.


“Nuk ka aspak vend për panik, rasti i cili është konfirmuar nga Instituti i Shëndetit Publik është rast i cili është konfirmuar nga mostrat e marra, kjo nuk do të thotë se edhe raste tjera nuk, mendimi im profesional është se raste me “Kraken” ka gjithkund dhe është situatë ku pasqyra klinike nuk është më e rënë dhe nuk ka hapësirë për shqetësim”, tha Fadil Cana, infektolog.

Ndryshe, nga Komisioni për Sëmundje Infektive, javën e kaluar, vlerësuan se situata epidemiologjike në vend është sterilë dhe se nuk ka nevojë për masa plotësuese./KlanM/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori