Lëkura është organi më i madh i trupit dhe luan një rol esencial në mbrojtjen e organizmit nga faktorët e jashtëm.

Në mënyrë që ta kemi kujdesin e duhur për lëkurën është thelbësore ta dimë llojin e lëkurës që kemi.


Doktoresha Dafina Krasniqi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për dy llojet e lëkurës që konsiderohen më problematike, atë të thatë dhe të yndyrshme.

“Tipi i thatë jep skuqje, irritim, kruarje sepse thatësia i shkakton këto. Ndërsa tipi i lëkurës së yndyrshme, sebumi ose yndyra kur bllokohet është ma problematike për akne. Në këto dy raste duhet të kemi parasysh me e përmbajt lëkurën...”, tha ajo.

Doktoresha Krasniqi u shpreh më tej se fytyra e thatë kërkon më shumë hidratues, e për këtë ka kremra me vitaminë E, C.

Ndërkaq, te lëkurat e yndyrshme janë më të mirë kremrat që ta bëjnë lëkurën më mat, që ta largojnë yndyrën.

Podcasti "Shëndeti në rend të parë mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/