LAJMI I FUNDIT:

Lloga: Spanja mbështetësi më i madh i rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut

Lloga: Spanja mbështetësi më i madh i rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut

“Mbretëria e Spanjës është një ndër mbështetësit më të mëdhenj të rrugës evropiane të vendit tonë”, deklaroi ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Krenar Lloga në takimin me kolegen e tij spanjolle Maria Pilar Lop Kuenka në kuadër të Forumit Ministror për Drejtësi BE – Ballkani Perëndimor, i cili këtë vit po mbahet në Shkup.

“Kolegen time ministren e Drejtësisë së Mbretërisë së Spanjës, Maria Pilar Lop Kunenka e falenderova që e zgjodhën Shkupin dhe neve si partnerë për organizimin më të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në. Në vazhdimësi të përpjekjeve tona të përbashkëta për ta afruar vendin drejtë BE-së, diskutuam për procesin e reformave dhe për të gjitha sfidat me të cilat po përballemi. Ministren e Drejtësisë të Spanjës e informova për projektet dhe zgjidhjet ligjore në sistemin gjyqësor, ndërsa biseduam edhe për raportin e komisionit vlerësues i cili do t`i do të përshkruajë drejtimet në të cilat do të ecim në periudhën e ardhshme”, theksoi Lloga.

Nga kabineti i tij njoftuan se tema kryesore e takimit të sotëm ka qenë procesi i digjitalizimit në gjyqësor.


“Po punojmë për gjetjen e zgjidhjeve më të përshtatshme, përmes përdorimit të përvojave më të mira dhe me ndihmën e drejtpërdrejtë të miqve tanë për këtë projekt të rëndësishëm”, theksoi Lloga dhe potencoi se shteti juridik dhe sundimi i ligjit janë shtyllat kryesore të një shoqërie demokratike evropiane, ndaj së cilës mbetemi seriozisht të përkushtuar në këto momente të rëndësishme për të ardhmen evropiane të vendit tonë.