LAJMI I FUNDIT:

Lloga: Së bashku të marrim një vendim shtetëror, ndryshimet kushtetuese do të na e hapin rrugën drejt BE-së

Lloga: Së bashku të marrim një vendim shtetëror, ndryshimet kushtetuese do të na e hapin rrugën drejt BE-së

Fillimi i negociatave për anëtarësim në BE kërkon nga ne që të intensifikohen aktivitetet për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe sigurisë ligjore(juridike) nëpërmjet të reformave në sistem dhe harmonizimit të legjislacionit. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në fjalimin e tij në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare: “Aspektet bashkëkohore të doktrinës juridike dhe interpretimi-sfidat dhe perspektivat”, theksoi se reformat në sistemin gjyqësor nuk guxojnë dhe nuk mund të mbeten vetëm në letër. Ligjet e miratuara duhet të zbatohen, ndërsa reformat duhet të mundësojnë ndryshim të praktikave dhe shprehive (në veçanti të shprehive të gabuara) si dhe të paragjykimeve.

“Fillimisht më lejoni të shpreh kënaqësinë time që pas 20 viteve ndodhem përsëri në UEJL, në shtëpinë time, këtu ku kam kaluar vitetet më të bukura të jetës, bashkë me profesorët e mij, me kolegët dhe me miqtë.

Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në përmirësimin dhe fuqizimin e kornizës ligjore dhe institucionale në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Axhenda e reformës kërkon përkushtim, njohuri, por edhe mbështetje nga të gjithë faktorët në përpjekjen për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane. Para nesh janë ndryshimet kushtetuese. Nga ne varet nëse do të ecim në rrugën e BE-së, apo do të qëndrojmë në vend. Është koha që të gjithë së bashku të marrim një vendim shtetëror“, tha Lloga.


Kapitulli 23 “Gjyqësia dhe të drejtat themelore” nga Klasteri “Themelet” është kyç në procesin e eurointegrimit.

“Kemi vullnet politik, por edhe përkushtim për të zgjidhur mangësi të caktuara në fushën e gjyqësorit, si dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Si Ministri e Drejtësisë, ne kemi bërë shumë në drejtim të reformave në sistemin e gjyqësorit; në proces është digjitalizimi në gjyqësor, po përgatitet një Strategji e re për Reformën e Sektorit të Gjyqësorit 2023-2027.

Pas, gati tri dekadave, me siguri deri në fund të vitit do të kemi Kod Penal krejtësisht të ri, ndërsa në proces është edhe përgatitja e Kodit të parë Civil në të cilin për herë të parë në një akt do të jetë e kodifikuar çështja civilo-juridike. Këtu janë edhe Ligjet për falje, për menaxhim me pasurinë e konfiskuar, për drejtësinë për fëmijët, për kryerjen e sankcioneve dhe të tjera, të cilat së shpejti do të hyjnë edhe në procedurë parlamentare“, theksoi Lloga.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori