Llashkoska: U formua Bord Rajonal për Menaxhimin e Mbetjeve

Komunat e rajonit të Pellagonisë dhe Jugperëndim sot në Shkup formuan zyrtarisht Bordin Ndërkomunal për Menaxhimin e Mbetjeve, duke krijuar një strukturë të përbashkët për menaxhim të koordinuar dhe sipas standardeve evropiane.
Ky mekanizëm do të miratojë planet rajonale, do të koordinojë investimet dhe aktivitetet për mbylljen e deponive ekzistuese, duke siguruar transparencë, efikasitet dhe shërbime më cilësore për qytetarët, me mbështetjen e Suedisë dhe Zvicrës.
“Me projektin jemi në një fazë të avancuar në Ministri. Tashmë po e realizojmë fazën e dytë. Për shkurt kohë të gjitha komunat gradualisht do të nisin t’i marrin edhe makinat që i keni kërkuar dhe që janë të domosdoshme për funksionim. Hapi i radhës që duhet të bëni, dhe do ju kisha lutur që këtë ta bëjmë sa më shpejt, ta formojnë ndërmarrjen rajonale, maksimalisht të qëndrojmë pranë Komunës Novaci”, tha Ane Llashkoska.

















































