LAJMI I FUNDIT:

Llapi mposht Dritën, vazhdon garën për titull

Llapi mposht Dritën, vazhdon garën për titull
(Foto: Facebook/K.F. Llapi)

Me rezultat minimal prej 1-0, Llapi e ka mposhtur Dritën në ndeshjen e javës së 29-të në IPKO Superligën e Kosovës në futboll që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Të dyja skuadrat i patën përpjekjet e tyre në fraksionin e parë të lojës, i cili përfundoi pa gola.

Ahmed Januzi dhe Festim Alidema ishin më të rrezikshmit për vendasit, derisa për mysafirët tentuan Haxhi Neziraj dhe Xhevdet Shabani.


Pas fillimit të pjesës së dytë, nikoqirët u angazhuan më shumë në përpjekje për ta zhbllokuar rezultatin dhe këtë e arritën në minutën e 72-të.

Festim Alidema shënoi një supergol me një goditje me këmbën e majtë duke e lënë të shtangur portierin Mario Kirev.

Gola të tjerë nuk pati deri në fund të sfidës dhe ndeshja u mbyll me epërsinë e vendasve prej një goli.

Me këtë triumf, Llapi pozicionohet në vend të dytë në tabelë, me dy pikë më pak se Feronikeli dhe një më shumë se Prishtina (që të dielën luan kundër Drenicës). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Premier League
Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Premier League

"Shkova me aeroplan te Barcelona pa e ditur askush", ish-ylli i La Ligas thotë se atij iu ofruan 'para të pista' nga klubi katalunas

La Liga
Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Ndërkombëtare
Nga Rodrygo te Raphinha - lojtarët e nënvlerësuar që po bëjnë bujë në La Liga

Nga Rodrygo te Raphinha - lojtarët e nënvlerësuar që po bëjnë bujë në La Liga

La Liga
Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Premier League
Kalo në kategori