Besa do të jetë nikoqir i Llapit në kuadër të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës.

Pejanët thuajse janë përshëndetur nga elita e futbollit kosovar, derisa llapjanët duan tri pikë për t'iu larguar zonës së rrezikshme.


Në pesë ndeshjet e fundit Besa ka katër humbje dhe një barazim, derisa Llapi ka dy fitore, dy disfata dhe një barazim.

129512880 10158774283407243 7740747671310434639 o

Këto dy skuadra këtë edicion janë përballur dy herë mes vete, ku ndeshja në Brestovik përfundoi 2-2, derisa në Podujevë, Llapi fitoi 2-0.

Formacionet zyrtare: Besa: Kolaj, Ajdini, Salihu, Tahiri, Sheqerolli, Halili, Idrizi, Ethmane, Syla, Brruti, Xhaka.

Llapi: Coric, Peposhi, Prenci, Idrizi, Emini, Shabani, Haliti,Hoti, Sadriu, Ar.Ramadani, Januzi.

/Telegrafi/

telegrafi sport app