LAJMI I FUNDIT:

Llapi gati për jetësimin e ëndrrës evropiane, flasin trajneri Tahir Batatina dhe kapiteni Bujar Idrizi

Llapi gati për jetësimin e ëndrrës evropiane, flasin trajneri Tahir Batatina dhe kapiteni Bujar Idrizi

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina si dhe kapiteni, Bujar Idrizi janë paraqitur në konferencë për shtyp para gazetarëve në prag të ndeshjes së parë të raundit të parë kualifikues në Coference League.

Llapi luan ndaj Shkupit në ndeshjen zhvillohet nesër në ora 20:00 në ‘Todor Proeski National Arena’.

Trajneri Tahir Batatina ka thënë se Shkupi është favorit në këtë ndeshje.


“Mendoj që është një përshtypje e veçantë me faktin që Llapi luan në një garë siç është Konferencë Liga dhe luan ndaj një skuadre shqiptare. Mendoj që përballja e dy skuadrave shqiptare është një ndjenjë e veçantë, sido që të jetë dy skuadrat do ta japin më të mirën në teren, do të japin një futboll të mirë, cilësor me karakter të lartë”.

“Favorit është Shkupi sepse ka luajtur më parë në arenën ndërkombëtare, por futbolli nuk ka të bëjë me atë se sa herë merr pjesë por futbolli bashkëkohorë ka ndryshua dhe ne do të bëjmë maksimumin. Ne vlerësojmë lartë Shkupin dhe janë mjaft cilësor dhe dihen cilësitë e tyre. Por besojmë fuqishëm që të marrim një rezultat pozitiv. Lufta do të jetë e pa kompromis në aspektin sportiv por edhe patriotik dhe të ti tregojë lojtarëve të reprezentacionit se duhet ndryshe të luftohet për kombëtaren tonë, dhe të luftoj ndryshe për të sepse për ta përfaqësuar Kosovën duhet angazhim i madh. Ata djem duhet të marrim mësim shumë nga skuadra e Llapit”, ka thënë Batatina.

Në anën tjetër kapiteni Idrizi ka thënë se ndeshja kthyese do të jetë vendimtare.

“Përshtypjet e para janë të mira, shpresojmë në një rezultat sa më të mirë për fillim dhe më pas të vlerësojmë vetën për më tepër. Prania e tifozëve në stadium mund të ndikoj, por edhe ne në këtë përballje do t’i kemi tifozët tanë ku shpresoj për një rezultat sa më pozitiv. Ndeshja e nesërme nuk mund të them që do të jetë vendimtare, por mund t’i jap një kaheje shumë të veçantë për arsyeje sepse kush merr rezultat të mirë këtu do ta ketë më të lehtë në ndeshjen e dytë”, ka thënë Idrizi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori