LAJMI I FUNDIT:

LK: Ekipi më i mirë i rundit të parë të play-offit

LK: Ekipi më i mirë i rundit të parë të play-offit

Arjen Robben shkëlqeu në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës ë Kampionëve duke ndihmuar Baryernin të fitojë me rezultat 2-0 ndaj Zurich dhe të krijojë një avantazh të qëndrueshëm në prag të ndeshjes së kthimit.

Holandezi rreshtohet në 11-shen më të mirë të rundit të parë të play-offit të Ligës së Kampionëve. Ai shoqërohet në mesfushë nga Hans Andreasen i Odense, Sammir i Dinamo Sagreb dhe Pablo Armero i Udineses.

Sulmi i javës përbëhet nga Vaclav Pilar i Victoria Plzen dhe nga dy lojtarë të Lyonit, sulmuesi i qendrës dhe autor i dy golave, Bafetimbi Gomis, dhe anësori Michel Bastos, të cilën ndihmuan ekipin në fitoren 3-1 ndaj Rubik Kazan.

Porta e rundit të parë pushtohet nga portieri i Benficas, Artur, i cili bëri disa ndërhyrje të shkëlqyeshme për të nxjerrë barazim 2-2 për ekipin e tij ndaj Twente.


Edhe pse Udinese u mposht me rezultat 1-0, Mehdi Benatia arriti të tregojë një performancë të shkëlqyer për të penguar në shkallë të lartë sulmin e Arsenalit. Ai rreshtohet në mbrojtje krahas mbrojtësit të Bayernit, Holger Badstuber, dhe atij të Villarrealit, Mateo Musacchio.

Arsenali edhe pse shënoi fitore në n

deshjen e parë, nuk është i pranishëm me asnjë lojtar në formacionin më të mirë të rundit të parë të play-offit të Ligës së Kampionëve.

Në vazhdim 11 lojtarët më të mirë të kësaj jave në Ligën e Kampionëve të përzgjedhur nga ueb faqja e futbollit, Goal:

Portier: Artur (Benfica)

Mbrojës: Mateo Musacchio (Villarreal); Holger Badstuber (Bayern Munich); Mehdi Benatia (Udinese)

Mesfushor: Arjen Robben (Bayern Munich); Hans Andreasen (Odense); Sammir (Dinamo Zagreb); Pablo Armero (Udinese)

Sulmues: Vaclav Pilar (Viktoria Plzen); Bafetimbi Gomis (Lyon); Michel Bastos (Lyon)

Formacioni: 3-4-3

Artur

Musacchio – Badstuber – Benatia

Robben – Andreasen – Sammir – Armero

Pilar – Gomis – Bastos
/Telegrafi/