Liverpooli vazhdon me fitore, i jep leksion Southamptonit (Video)

Liverpooli ka fituar ndaj Southamptonit me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit anglez.
Skuadra e Jurgen Kloppit ka arritur të shënoj një fitore të madhe me dominim ndaj skuadrës së Southamptonit.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 31-të nga Mohamed Salah, i cili shënoi një supergol nga distanca për epërsinë 1-0.
Sulmuesi egjiptian shënoi edhe golin e 2-0, pasi në minutën e 41-të u tregua i saktë para portierit kundërshtar pas asistimit të Philippe Coutinhos dhe me këtë epërsi skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, Redsat arritën ta menaxhojnë mirë epërsinë dhe të shënojnë edhe një gol tjetër të sigurisë dhe fitores.
Ishte ylli brazilian, Coutinho, i cili shënoi në minutën e 68-të për fitoren dhe rezultat përfundimtar të takimit 3-0.

Pas kësaj fitore, Liverpooli renditet në pozitën e pestë me 22 pikë, ndërsa Southamptoni në pozitën e 14-të me 13 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Redsat e presin Chelsean në shtëpi, ndërsa Southamptoni janë nikoqirë të Evertonit. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x69unx5


















































