Liverpool është në bisedime të avancura për të nënshkruar me mesfushorin Ryan Gravenberch nga Bayern Munich, shkuan The Athletic.

Interesi i Reds për holandezin është aktiv prej kohësh, megjithatë situata e re u zhvillua dhe përshpejtua të mërkurën.


Gravenberch është i hapur ndaj lëvizjes dhe preferon Liverpoolin para Manchester Unitedit që po ashtu janë të interesuar.

Gravenberch e1688286454569

Bayern Munich, i cili prej kohësh ka rezistuar ndaj shitjes së Gravenberch, po tani po diskuton me Liverpoolin për një marrëveshje.

Megjithatë, lëvizja do të varet nga gjetja e një zëvendësuesi nga klubi gjerman.

Liverpool ende nuk ka paraqitur një ofertë zyrtare - por pritet ta bëjnë këtë nëse besojnë se marrëveshja është e arritshme. /Telegrafi/

telegrafi sport app