Liverpool mund të bëjë një lëvizje befasuese për shokun e skuadrës së Harry Kane te Bayern Munich, si pasardhës i mundshëm i Mohamed Salah. 

Drejtuesit në “Anfield” kanë qenë shumë të qartë në strategjinë e tyre të afatit kalimtar këtë verë, ndërtimi i skuadrës për një epokë të re. 


Me afrimin e Alexander Isak (25 vjeç), Florian Wirtz (22) dhe Hugo Ekitike (23) në repartin ofensiv, mesazhi është i qartë, e ardhmja duhet të jetë e re, e uritur për sukses dhe dinamike. 

Tani, sipas Daily Mail, Liverpool ka shënjestruar Michael Olise, sulmuesin francez që iu bashkua Bayern Munichut nga Crystal Palace në korrik 2024 për 45 milionë euro. 

“Të Kuqtë” e shohin Olisen si pasuesin ideal të Salah, një sulmues i krahut që shënon dhe krijon raste. 

Profili i tij, mosha, cilësitë teknike dhe përvoja në Ligën Premier,  e bëjnë atë kandidatin ideal për të trashëguar krahun e djathtë të sulmit. 

23-vjeçari nuk ka humbur kohë për të lënë gjurmë në Bavari, duke shënuar tre gola në dy paraqitjet e para këtë sezon, ndërkohë që në total me Bayernin ka kontribuar me 24 gola dhe 23 asistime. 

Liverpool beson se ka një avantazh të fshehur, marrëdhëniet e forta dhe afatgjata me gjigantët gjermanë. 

Dy klubet kanë realizuar disa marrëveshje të rëndësishme gjatë dekadës së fundit. 

Pepe Reina, Sadio Mane dhe Luis Diaz kanë kaluar nga “Anfield” te Bayern, ndërsa Thiago Alcantara dhe Ryan Gravenberch kanë ardhur në drejtim të kundërt./Telegrafi/

telegrafi sport app