Liverpool ka kompletuar transferimin e mesfushorit spanjoll Thiago Alcantara nga Bayern Munich.

Por gjatë ditës së premte zyrtarët e klubit aktiv kanë qenë shumë aktiv, pasi kanë kryer marrëveshjen edhe për transferimin e një sulmuesi.


Drejtuesit e The Reds kanë arritur marrëveshje me Wolverhampton Wanderers, për sulmuesin portugez Diogo Jota.

Dy klubet janë pajtuar që transferimi i Jotas të kushtojë 49 milionë euro.

Në anën tjetër Liverpool ka biseduar edhe me agjentin e lojtarit Jorge Mendes që janë pajtuar me kushtet personale.

33345076 0 image a 92 1600440809029

Portugezi do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me kampionin anglez, ku do të fitojë rreth pesë milionë euro në sezon

23-vjeçari që më parë ka luajtur edhe për Atletico Madridin e Porton, në edicionin e fundit realizoi 16 gola e bëri gjashtë asistime të tjera.

The Reds tanimë me Jotan e kanë përforcuar edhe më shumë repartin ofensivë dhe synojnë ta mbrojnë titullin e kampionit në Angli. /Telegrafi/

telegrafi sport app