LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli i bashkohet garës për Mertensin

Liverpooli i bashkohet garës për Mertensin

Liverpooli është klubi i fundit që dëshiron belgun Dries Mertens nëse nuk e rinovon kontratën e tij me Napoli, duke iu bashkuar garës së bashku me Chelsean, Juventusin dhe Interin.

Reprezentuesi belg do të jetë lojtar i lirë gjatë verës, pasi negociatat për një zgjatje të kontratës në dukje kanë një ndalesë pas përparimit të mëparshëm.

Chelsea dhe Interi kurrë nuk kanë maskuar interesin e tyre për Mertens, madje kanë bërë propozime edhe në janar.


Mertens preferon kalimin te Interi edhe pse tri klube angleze janë në garë për të
Lexo po ashtu Mertens preferon kalimin te Interi edhe pse tri klube angleze janë në garë për të

Sipas mediumit Tuttomercatoweb, Liverpooli gjithashtu ka paraqitur një ofertë për të nënshkruar me Mertens si një lojtar i lirë në fund të sezonit.

Shkathtësia e tij është thelbësore, i aftë të luajë si një qendërsulmues i shpejtë, një rol pas sulmuesit dhe në të dy krahët e sulmit.

Mertens mbush 33 vjet muajin e ardhshëm dhe shënoi 12 gola në 29 ndeshje për Napoli këtë sezon, duke përfshirë gjashtë gola në shtatë ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Roma favorit për transferimin e Mertens, i ofron kontratë tri vjeçare
Lexo po ashtu Roma favorit për transferimin e Mertens, i ofron kontratë tri vjeçare

Ai pati shumë mundësi për t’u paraqitur kundër Liverpoolit, duke shënuar dy gola në tre takime dhe kjo si duket ka bindur trajnerin Jurgen Klopp.

Së fundmi interesim për yllin belg ka shprehur edhe klubi tjetër italian, Roma. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Kalo në kategori