Liverpool do të zhvillojë bisedime të reja me Newcastle për Alexander Isak në 48 orët e ardhshme

Liverpooli është gati të vazhdojë bisedimet me Newcastle për Alexander Isak brenda 24 deri në 48 orëve të ardhshme, sipas Fabrizio Romanos.
“Të Kuqtë” mbeten të vendosur për të arritur një marrëveshje për sulmuesin suedez këtë verë, por janë gjithnjë e më të frustruar pasi kanë pritur pothuajse një muaj që Newcastle të japë dritën jeshile.
Isak ka qenë i qartë për dëshirën e tij për t’u larguar, ndërsa Liverpooli tashmë ka parë të refuzohet oferta e vetme prej rreth 130 milionë eurosh.
Megjithatë, klubi nga Merseyside nuk po heq dorë nga shpresa për të siguruar nënshkrimin e tij para se të mbyllet afati kalimtar.
Mediat angleze shkruajnë se oferta do të rritet në 150 milionë euro, një rekord britanik. Sulmuesi ende kërkon largimin me çdo kusht.
Nga ana tjetër, Newcastle vazhdon të qëndrojë i palëkundur në qëndrimin e vet, me raportet e fundit që sugjerojnë se preferenca e klubit është ende ta mbajë yllin e tyre pavarësisht interesimit të vazhdueshëm nga Liverpooli. /Telegrafi/




















































