LAJMI I FUNDIT:

Liverpool konfirmon formën pozitive, mposht në shtëpi West Hamin

Liverpool konfirmon formën pozitive, mposht në shtëpi West Hamin

Liverpool ka shënuar fitoren e pestë radhazi në Ligën Premier, pas triumfit me rezultat 3:1 ndaj West Ham këtë të diele në “Anfield”.

Vendasit dolën të parët në avantazh pas një penalltie të shkaktuar nga Nayef Aguerd në minutën e 11-të të takimit. I pagabueshëm nga pika e bardhë u tregua Mohamed Salah i cili mençurisht e mposhti portjerin kundërshtar, Alphonse Areola. (1-0).

Liverpool pati mundësinë që ta dyfishojë epërsinë në minutën e 39-të, por goditja e Salah përfundoi vetëm disa centimetra larg kuadratit të portës.


Ëest Ham arriti që të barazojë shifrat në minutën e 42-të përmes Jarrod Boëen, i cili shfrytëzoi një krosim fantastik nga çeku Vladimir Coufal për ta tundur rrjetën e Alisson. (1-1)

Krejt në fund të pjesës së parë në minutën e 42-të, Liverpool arriti të shënojë përsëri kësaj radhe me Curtis Jones por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë. (1-1)

Epërsinë ekipit të Jurgen Klopp ia dhuroi goli i uruguaianit Darwin Nunez, i cili u gjend mjaft mirë në zonë duke shfrytëzuar pasimin milimetrik nga Mac Allister, gol që bëri që të shpërthejë festa në “Anfield”. (2-1)

Goli i tretë për Liverpoolin dhe i fundit në këtë ndeshje u shënua nga Diogo Jota në minutën e 85-të të takimit, duke vulosur kështë një fitore të madhe për “The Reds”./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori