Liverpool dhe Manchester United janë dy skuadrat që po e ndajnë vendin e parë në Ligën Premier.

Dy ekipet rivale me njëra tjetrën prej vitesh kanë një derbi edhe në tregun e transferimeve.


Sulmuesi afrikan i Red Bull Salzburg, Patson Daka është në listën e dëshirave te të dyja skuadrat.

22-vjeçari po konsiderohet si ‘Haalandi i ri’, pasi ka shkëlqyer me fanellën e gjigantit austriak.

daka imago 1200

Daka në 17 ndeshje ka shënuar 15 gola dhe ka bërë dy asistime duke zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.

Mediat angleze kanë raportuar se The Reds dhe Djajtë e Kuq janë dy që duan qysh në afatin kalimtar të janarit transferimin e lojtarit.

Salzburg synon që nga shitja e ‘xhevahirit’ të tyre të fitojnë rreth 20 milionë euro, shumë që nuk përbënë problem për ekipet angleze.

maxresdefault 4

Gjithsesi vlen të përmendet që interesim për lojtarin kanë shprehur edhe skuadrat tjera të mëdha angleze si Arsenal, Man City e Tottenham Hotspur, por Liverpool e Man Utd mbesin ekipet favorite. /Telegrafi/

telegrafi sport app