Liverpooli ka fituar ndaj Watfordit me rezultat të thellë 5-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Ligës Premier.

Redsat kanë fituar ndeshjen e luajtur në Anfield duke e dominuar totalisht Watfordin në një ndeshje ku Mohamed Salah ishte ylli i mbrëmjes.


Golat në këtë takim për skuadrën e Jurgen Klopp u shënuan nga Mohamed Salah (4', 43', 77', 85') dhe Roberto Firmino (49').

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht ylli egjiptian, Salah, i cili pas katër golave të shënuara dhe një asistimi u notua me notën maksimale 10.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin mysafirë, Orestis Karnezis, i cili u vlerësua me notë 5.2. /Telegrafi/   Liverpool:

notat reds e1521315267968

Watford: 

notat reds 1 e1521315322552

telegrafi sport app