Liverpooli ka fituar me rezultat të thellë 4-1 ndaj Cardiff Cityt në ndeshjen e zhvilluar në Anfield.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ka vazhduar serinë pozitive dhe pas fitores në javën e 10-të, tani kryesojnë tabelën në Ligën Premier.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Mohamed Salah (10'), Sadio Mane (66', 87') dhe Xherdan Shaqiri (84') për Reds, ndërsa për mysafirët shënoi Callum Paterson (77').

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte ylli senegalez, Mane, i cili u vlerësua me notë 9.1, ndërsa nota më e ulët shkoi për portierin mysafirë Neil Etheridge, që u notua me 5.5.

Xherdan Shaqiri Reds Festa tek goli i Shaqirit (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Nga minuta e 61-të në këtë ndeshje luajti edhe ylli me prejardhje shqiptare, Shaqiri, i cili pati një paraqitje të mirë dhe u notua me 7.4. /Telegrafi/   Liverpool:

notat reds e1540656789721

Cardiff City:

notat reds 1 e1540656805289

telegrafi sport app